Trupa policore shqiptaro-amerikane ka dhuruar një shumë parash për familjen Hoxha, e cila humbi djalin e saj vetëm pak javë më parë, nënkomisarin Saimir Hoxha që u vra në krye të detyrës. Mësohet se trupa ka zgjedhur të ndihmojë familjen Hoxha me një shumë parash prej 15 mijë dollarësh.
Paratë janë dorëzuar në familjen e nënkomisarit të ndjerë, i cili la pas të shoqen dhe dy djem të mitur. Hoxha u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa po zhvillonte një operacion antikanabis në Lezhë, paraditen e 28 shtatorit.
Disa orë më vonë, Aldi Rama, teksa ndodhej i rrethuar nga RENEA, qëlloi dhe veten e ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Saimir Hoxha u shpall “Dëshmor i Atdheut”.