• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Presidentja e Tajvanit: Nuk do t’i përulemi Kinës

11/10/2021
in Botë
0
Presidentja e Tajvanit: Nuk do t’i përulemi Kinës

Në një reagim të fortë ndaj Pekinit, Presidentja e Tajvanit tha se vendi i saj do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen, për t’u siguruar që askush të mos e detyrojë të ndjekë rrugën që ka përcaktuar Kina, që siç tha ajo, nuk ofron as liri dhe as demokraci. Tajvani ndodhet nën trysni ushtarake e politike në rritje për të pranuar sundimin e Pekinit, që pretendon se ishulli është territor i tij. Kina ka zhvilluar misione të përsëritura ajrore në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Të shtunën, Presidenti kinez Xi Jinping tha se do të realizojë një “ribashkim paqësor” me Tajvanin pa përmendur drejtpërdrejt përdorimin e forcës. Por reagimi i Taipeit ishte i ashpër. Presidentja Tsai Ing-wen tha se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tij. Duke iu drejtuar vendit gjatë një tubimi me rastin e Ditës Kombëtare, zonja Tsai tha se shpresonte për një zbutje të tensioneve në ngushticën e Tajvanit dhe përsëriti se Tajvani, nuk do të “veprojë me nxitim”.

“Nuk duhet të ketë absolutisht asnjë iluzion se populli tajvanez do t’i nënshtrohet trysnisë”, tha ajo. “Ne do të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen kombëtare e të demonstrojmë vendosmërinë tonë për t’u mbrojtur, në mënyrë që të sigurohemi që askush nuk mund ta detyrojë Tajvanin të ndjekë rrugën që Kina ka përcaktuar për të”, shtoi zonja Tsai. “Kjo për shkak se rruga që ka përcaktuar Kina nuk ofron një mënyrë jetese të lirë e demokratike për Tajvanin dhe as sovranitet për 23 milionë banorët tanë”.

Kina i ka ofruar Tajvanit modelin e autonomisë “një vend, dy sisteme”, të ngjashëm pak a shumë me atë të Hong Kongut, por të gjitha partitë kryesore taivaneze e kanë refuzuar atë, veçanërisht pas masave të ashpra lidhur me sigurinë që Pekini ndërmori ndaj ish-kolonisë britanike. Zonja Tsai përsëriti ofertën për të biseduar me Kinën mbi baza të barabarta, por nuk mori një përgjigje të menjëhershme nga Pekini.

Kina ka refuzuar të bisedojë me presidenten e Tajvanit, duke e quajtur atë një separatiste që refuzon të pranojë se Tajvani është pjesë e Kinës. Por, zonja Tsai thotë se Tajvani është një vend i pavarur, i quajtur Republika e Kinës, emri zyrtar i tij. Ajo ka thënë se nuk do të bëjë kompromise në kurriz të sovranitetit apo lirisë së vendit.

Zonja Tsai tha se situata e Tajvanit është “më komplekse dhe më e paqëndrueshme krahasuar me çdo periudhë tjetër në 72 vitet e fundit”. Sipas saj, prania ushtarake e Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, ka ndikuar seriozisht në sigurinë kombëtare të vendit./VOA/

Tags: kinepekinPresidentja e Tajvanit
Previous Post

Me 17 doza kokainë gati për shitje, policia italiane arreston 26-vjeçarin shqiptar

Next Post

Konkurrenca në tregun e pagesave në rritje, vetëm këtë vit janë licencuar tre subjekte të reja

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Pandemia favorizon ‘internet banking’! Numri i llogarive bankare u rrit me 33% brenda 2020

Konkurrenca në tregun e pagesave në rritje, vetëm këtë vit janë licencuar tre subjekte të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.