Habjon Hasani
Nje bravo Edi Rames
Besar Kadia qe u emerua sot nga Edi Rama eshte prurje qe ne PD e promovoi dhe ingranoi Henri Çili.
Ky i fundit eshte personi qe ka ndikuar ndoshta ligjin me te rendesishem te hartuar nga kjo qeveri “Reformen ne Arsim”. Efektet e se ciles do i ndjejme me shume se çdo ligj tjeter, por ca me vone.
Besar Kadia, ka qene dhe pjese e “Rrethit Liberal te Dardhes”, apo “Fondacionit Pashko”, qe ne fakt jane entitete qe mund te quheshin dhe “Pordhe me rigon”, sepse ne thelb jane supaxhinj, jane hallexhinj qe nuk kane asnje lidhje me ekonomine e aq me pak me guximin dhe integritetin qe duhet te kete nje ekonomist i nje vendi te telendisur si Shqiperia ne epoken e sundimit te koorporatave.
Henri Çili, Besari, Rrethi i Dardhes, Fondacioni Pashko apo çdo krijese dhe sajese tjeter me emer te bukur qe paketon ate thelbin “pordhe me rigon”,
jo vetem qe s’jane ekonomiste apo liberale apo kudiun, por jane dallkauke te niveleve kritike, çirake te zellshem, qe ne keto kohe spekulimesh financiare shesin idiotizma dhe propagande gjasme-ekonomike te shkruar ne anglisht, duke fol per lloj e soj idiotesish, por duke shmangur perhere 4 tema kryesore per ekonomine:
-Tregu i prones se paluajtshme
-Perspektiva e sektoreve strategjike te Shqiperise
-Specializimi i punes
-Perspektiva e shkolles dhe kerkimit shkencor
Tani le te dalim ne teme. Edi Rama eshte nje nder politikanet me te kulturuar qe ka pare tranzicioni, i kenduar dhe sidomos psikolog i jashtezakonshem qe kete kategorine e “pordheve me rigon” jo vetem e dallon direkt, por i perdor si askush tjeter.
Mentori i Besar Kadise, Henri Çili, kur ne nje moment tentoi t’i tregonte dhembet Edi Rames, u be shembull, siç askush nuk e mendonte.
Por e mendonte Rama, sepse i njeh.
Duke i njohur ka marre dhe Besartin sot, siç mori Çilin dje, sepse eshte levizje shahu: “sha-she-torre”.
Me nje levizje dekonspiron gjithe tutkuniznin, gjithe idiotesine, gjithe torollaket qe i mban opozita ne balle.
Per kete Edi Rama meriton nje BRAVO.
Ngrohuni me pordhet ekonomike te Besarit tani dhe pergatituni per 4 vjeçarin e trete ne opozite.