• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Ka bishta të korruptuar të qeverisjes sonë. Një pjesë nuk i pastruam dot”/ Basha pas shkarkimit të Nokës

12/10/2021
in Politikë
0
“Ka bishta të korruptuar të qeverisjes sonë. Një pjesë nuk i pastruam dot”/ Basha pas shkarkimit të Nokës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot lidhur me vendimin për shkarkimin e Flamur Nokës nga Komisioni i Sigurisë.

Kryedemokrati u shpreh se është e patolerueshme që njerëz që kanë vënë para në mënyrë korruptive gjatë qeverisjes t’i përdorin ato për të shantazhuar demokratët.

Basha foli për “bishta të korruptuar” që kanë mbetur nga qeverisja e PD-së, të cilët sipas tij bëjnë pazare me Edi Ramën me qëllim për të përçarë demokratët. “Nuk do lejoj askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve!“, theksoi ai.

Pyetje: Zoti Basha, dje keni përjashtuar deputetin Flamur Noka, pse e morët këtë vendim?

Lulzim Basha: Zoti Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra, si kryetar i Komisionit të Sigurisë, nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Sepse nuk mundet që Partia Demokratike, që ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi në të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi laçuar iniciativa të shumta opozitare dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi. Dhe nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker për interesat personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj, shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen.

Pyetje: Zoti Basha, kush është llumi i qeverisjes gjatë qeverisjes së PD?

Kush është llumi i qeverisjes jua them unë tani. Pra, fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga kjo foltore, nga këto shkalë të Partisë Demokratike që janë sajesa dhe shpifje, i shërbejnë Edi Ramës. Ato bëhen për të demoralizuar demokratët, ndërkohë që e gjithë beteja jonë është që mos të shkelmojmë mbi sakrificën e demokratëve për interesat e askujt. As interesat e mia, por edhe askujt tjetër. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim më datën 9 shtator, në përputhje të plotë me përgjegjësitë dhe detyrat e kryetarit të Partisë Demokratike, për të shmangur çdo tollovitje dhe mundësi përçarjeje që i shërben Edi Ramës, të cilës i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij.

Regjimi i Edi Ramës nuk përbëhet vetëm nga një grusht pushtetarësh të korruptuar që s’kanë të bëjnë fare me socialistët e thjesht. Përbëhet dhe nga oligarkë, edhe nga pronar mediash, edhe nga anëtarë të krimit të organizuar. Këta janë llumi i tranzicionit. 30 vite ndërrohen qeveritë, këta vetëm pasurohen të tjerët vetëm varfërohen. Statusi juaj vetëm përkeqësohet dhe beteja e Partisë Demokratike, beteja ime në krye të Partisë Demokratike është me ta. Kështu që këtu kërkohet fokus, vëmendje, guxim dhe mençuri.

A ka patur llum në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike?

Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar kur kemi qenë në qeverisje, një pjesë nuk ia kemi dal dot ta pastrojmë. Njerëz që sot kanë kontrata me koncensionet e inceneratorëve. Njerëz që sot hapin gropa në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe që janë të shantazhueshëm nga Edi Rama, janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës apo promovuar nga Edi Rama.

Që këto para të vëna me praktika korruptive, gjatë kohës që qeverisnim ne t’i përdorin për të shantazhuar demokratët në një rrugë pa krye dhe ndërkohë të akuzojnë kryetarin e Partisë Demokratike se po u bëka presion demokratëve, kjo është e patolerueshme. Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratike është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve përndryshim. Ky është një moment fondamental ndryshimi.

Kushdo që mendon se do ta kthej Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë Euro-atlantik, apo që do të thyej vendosmërinë time për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, siç e thash një pjesë e kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën.

Kush mendon se do të thyej vendosmërinë time në këtë drejtim, e ka shumë gabim. Nuk do të lejojë asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelmë sakrificës së demokratëve. Gjithçka që e kam bërë dhe po e bëjmë është në interesin më të mirë të demokratëve për të nderuar sakrificën e tyre, sepse po ju them dhe një herë, nuk ka shpresë tjetër për ndryshim për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë.

Tags: albanewslulzim bashashkarkimi i nokes
Previous Post

Tenderi për uniformat e policisë, SPAK çon dosjen në Gjykatë

Next Post

Ndeshja me Poloninë në orën 20:45, FSHF njofton rregullat për tifozët: Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Ndeshja me Poloninë në orën 20:45, FSHF njofton rregullat për tifozët: Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar

Ndeshja me Poloninë në orën 20:45, FSHF njofton rregullat për tifozët: Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.