Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për të sekuestruar pasurinë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për përfundim të plotë të hetimeve për këtë çështje.
SPAK ngriti ndaj Dedjas akuzën për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë.
Referuar hetimeve të SPAK, rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme. që nuk i justifikon me burimet e deklaruara të të ardhurave.