Edi Rama reagoi menjëherë pasi Lulzim Basha publikoi video të deklaratave të familjarëve të të sëmurëve me Covid-19 që ankohen për kushtet dhe trajtimin në spital.
Rama thotë që një opozitë që nuk bashkohet me shumicën në një pandemi që bie një herë në shekull nuk i duhet as dreqit.
Kryeministri në Twitter:
Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!