Lulzim Basha iu përgjigj komenteve të Edi Rames se opozita nuk i duhet as dreqit, pasi nuk po i bashkohet shumicës në një kohë pandemie 1-shekullore.
Sipas Bashës, askush nuk e përtyp propagandën e Ramës. Këtë të fundit, Basha e quan një dështim të madh.
“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë”.
“Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit,” shkruan Basha.