Nga nëntori, SHBA-ja do të rihapë kufijtë e saj me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht. Në një deklaratë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha se do të lejojë udhëtimin për qëllime jo thelbësore përmes kalimeve tokësore dhe trageteve. Nga janari 2022, do të kërkojë gjithashtu dëshmi të vaksinimit për çdo udhëtim mbi këto vendkalime, thelbësor ose jo.
SHBA ka kufizuar udhëtimet nga fqinjët e saj veriorë dhe jugorë që nga marsi i vitit 2020, për shkak të pandemisë Covid. Por administrata e presidentit Joe Biden deklaroi se kufizimet për udhëtarët e vaksinuar plotësisht do të lehtësoheshin në nëntor.