Redi Balla, 22 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Komunën e Parisit ka treguar ç’ndodhi në momentin kur u qëllua, por pa ndihmuar hetuesit. Balla u tha hetuesëve se nuk kishte parë fytyrën e personit, apo personave (nuk e përjashton të ishin më shumë se një), që e qëlluan me armë zjarri. 22-vjeçari pretendon se në momentin që e kanë qëlluar, ka qenë duke përdorur celularin brenda në makinë dhe nuk ishte i vëmendshëm. Balla nuk ka dhënë asnjë detaj as për arsyen se përse mund të ketë ai shënjestër e një atentati për ta eliminuar.
I riu rezulton se është person problematik, i hetuar disa herë për sherre, por deri më tani nuk rezulton që të jetë i dënuar për ndonjë vepër penale. Por janë pikërisht këto konflikte, pista kryesore ku edhe po hetohet, megjithatë nuk përjashtohen edhe të tjera.