ZVICER – FIFA ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, ku pas golit të shënuar nga polakët, në drejtim të futbollistëve miq u hodhën shishe me ujë dhe sende të forta.
oja u ndërpre për 15 minuta nga gjyqtari francez dhe rifilloi me kushtin që nëse në fushë do të hidhej qoftë edhe një objekt i vetëm, loja do të ndërpritej për të mos vazhduar më.
FIFA, qeveria e futbollit botëror, i konsideron të papranueshme akte të tilla, që sipas saj, nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe e dëmtojnë misionin dhe imazhin e tij. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë dënimi ndaj Shqipërisë, e cila në rastin më të favorshëm për të do të detyrohet që ndeshjen e fundit ndaj Andorrës ta luajë pa tifozë.
Në përgjigje të shfaqjes së dhunës mbrëmë, një zëdhënës i FIFA-s ka ka deklaruar: “FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm.
FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”