Një 30-vjeçar në Durrës ka përplasur me makinë një të moshuar.
70 vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 14.10.2021 rreth orës 09:35 në lagjen Nr.1 Durrës, shtetasi M. I., 35 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen D. B., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.