Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me akuza dhe debate. Në nisje të seancës opozita kundërshtoi vendimin për ndarjen e minutazhit mes PS dhe PD për diskutimet.
Një debat i ashpër u zhvillua mes Lelzim Bashës e Eduart Shalsit. Teksa deputeti i PS-së, Shalsi, ironizoi deputetët e PD-së mbi akuzat e tyre se po u ndërpritjes e drejta e fjalës, kreu Basha iu përgjigj nga vendi duke e quajtur atë plehrë.
“Mbylle gojën ore plehrë. Hajdut, fundërrinë. Koha juaj ka filluar të mbarojë” – tha Basha ndër të tjera nga vendi.
Ndërkohë Shalsi iu përgjigj duke i thënë: “Trashja e zërit e jotja mund të trembë ndonjë laraskë aty rreth teje. Tani po më bëni të qesh me këtë natyrën tuaj duke u sjellë si i fortë.
Nëse mendon se do mbijetosh në politikë duke trashur zërin dhe me këtë sjellje, atëherë e ke gabim. Ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke mësuar gjë, për këtë më vjen keq” – tha Shalsi.
Debati në Kuvend
Shalsi: Keni një zakon të keq, e bëni dhe në komisione, nuk dëgjoni dhe nuk mësoni ndaj jeni katandisur në këtë gjendje.
Basha: Pusho more, ti po flet për katandisje? O plehrë! Kujt i flet kështu ti more?! Plehrë!
Shalsi: Shihni shembullin. Shini shembullin.
Basha: Mos qesh shumë se ta kërcas kokën… Maskara!
Shalsi: Nëse mendoni që do t’ju shërbejë…
Basha: Mate mirë gojën kur flet, fundërrinë.
Nikolla: Zoti Basha, ruani etikën ju tërheq vërejtje për mungesë etike.
Shalsi: Ndjej keqardhje për ju…Nuk e kuptuar kurrë sa i dobët je, trashja jote e zërit mund të trembi ndonjë laraskë…Ta kuptoj hallin por nuk ta qaj.
Lulzim Basha: O plehrë, u bërë ti të bësh moral. Hajdut! Gjysma juaj duhet të ishte në burg. O fundërrinë… Maskara. Pis. Jeni një tufë plehrash këtu, bëni dërr dërr dërr.
Shalsi: Je i pafuqishëm për të debatuar.
Basha: Jeni një tufë horrash dhe banditësh. Koha juaj ka filluar të mbarojë, i gjithë llumi i tranzicionit, edhe ti.
Shalsi: E di pse qesh, ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke mësuar asgjë. Mendon se do mbijetosh në politike me këtë stil të foluri.
Basha: Ti e ke politikën zanat për t’u pasuruar, unë e kam mision.