Ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një 21-vjeçar. Bëhet fjalë për një të ri nga Fieri, i cili vuante nga talasemia.
Mësohet se 21-vjeçari nuk e ka përballur dot virusin e rrezikshëm Covid-19.
Bëhet me dije se 21-vjeçari ishte sjellë me urgjencë nga Fieri dhe ishte në gjendje të rëndë. Kujtojmë se një ditë më parë koronavirusi i mori jetën një tjetër të riu, përkatësisht piktorit 30-vjeçar, Kristi Baba.