Tiranë- Ndryshimet të reja po ndodhin në presidencë, ku ditën e sotme presidenti Meta ka pranuar dorëheqjen e Bahri Shaqirit nga detyra e Këshilltarit për Çështjete Sigurisë Kombëtare, duke emëruar në këtë post Spiro Koçin.
Si Këshilltar Diplomatik ka emëruar Arben Cici. Po në këto nrdyshime ishte edhe emërimi i Edmond Panariti si Drejtorit të Kabineti, pasi ky i funidt i ndërpreu ditën e sotme angazhimet me LSI.
Njoftimi i plotë:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.
Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.
Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.
Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:
– Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,
– Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;
– Shpopullimi i vendit,
– Sfidat në Arsim,
– Sfidat në Mjedis,
Kreu i Shtetit ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti.