SARANDË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon qeverinë se me keqqeverisjen e saj po ndëshkon fëmijët duke i lënë të mësojnë me turne. Ajo bën me dije se në Sarandë mund të përdorej godina Eko Kampus, i cili është ndërtuar prej tre vitesh, por nxënësit mund të shkojnë pasi nuk janë bërë punimet hidraulike dhe elektrike.
DENONCIMI I PLOTË:
Ndodhem në qytetin e Sarandës, mbrapa meje është godina e quajtur Eko Kampusi, një godinë e ndërtuar prej gati 3 vitesh dhe e pa vëndosur në funksion për të mirën e nxënësve të Sarandës. Kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëvë të Sarandës. Sot fëmijët nëpër shkollat 9-vjeçare të Sarandës kryejnë mësim me 2 turne vetëm sepse qeveria dhe pushteti lokal nuk kanë menduar që ta pajisin brenda me mjetet e duhura për të zhvilluar mësimin, për ti bërë instalimet elektrike dhe hidraulike.
Në seancen dëgjimore që kishim në Komisionin e Edukimit me Ministren e Arsimit, unë e pyeta për Eko Kampusin dhe i kërkova shpjegime se përse nuk e vendosin në funksion për fëmijet e qytetit të Sarandës dhe sigurisht që ngela pa marr një përgjigje. Sepse ata nuk kanë përgjigje se pse paratë e buxhetit të shtetit dhe paratë e bashkive i çojnë në funksion të klientëve të pushtetit në funksion të oligarkëve, në funksion të pasurimit të tyre dhe klientëve të tyre. Nuk kanë përgjigje se pse fëmijët e Sarandës sot pa asnjë arsye vazhdojnë të bëjnë mësim me dy turne, vazhdojnë të bëjnë mësim në klasa të mbi populluara edhe pse në përiudhë pandemie, kur godina është gati është bërë me taksat e tyre dhe duhet të ishte në funksion për ta. Ky është modeli I keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.
Eco Kampus në Sarandë ka tre vite që ka përfunduar pasi ishte një projekt i qeverisë për të kthyer ish-rezidencës qeveritare në një kampus të ri, ku do të ndërtohen ambiente sportive dhe kampus arsimor, me shkollë 9-vjeçare, kopsht dhe gjimnaz.