Si në çdo universitet tjetër të vendit, edhe në Vlorë studentët që nisën sot vitin e ri akademik janë lejuar të futen brenda godinave vetëm duke paraqitur certifikatën e vaksinimit, ose atë të rezultatit negativ të testit PCR. Megjithatë, në këtë universitet janë shfaqur probleme, për shkak se një pjesë e mirë e studentëve janë paraqitur thjesht me dokumentin që kanë kryer një dozë, apo të dyja dozat e vaksinës. Por ata nuk janë lejuar të futen brenda, pasi i vetmi dokument që njihet është ai i marrë nga e-Albania.
Nuk kanë munguar edhe studentët që kanë deklaruar se nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në pritje të një tjetër vendimi për të vijuar mësimin.