Facebook po planifikon të punësojë 10.000 njerëz në Bashkimin Evropian për të zhvilluar një të ashtuquajtur “metaverse”.
Një metaverse është një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, punojnë dhe komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur kufje VR.
Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka qenë zëri kryesor në këtë plan. Njoftimi vjen ndërsa Facebook merret me pasojat e një skandali dëmtues dhe përballet me thirrje të shtuara për rregullim për të frenuar ndikimin e tij.
“Metaverse ka potencialin për të ndihmuar në zhbllokimin e qasjes në mundësi të reja krijuese, sociale dhe ekonomike. Dhe evropianët do ta formojnë atë që në fillim,” tha Facebook në një postim në blog.
“Punët e reja që do të krijohen gjatë pesë viteve të ardhshme do të përfshijnë “inxhinierë shumë të specializuar. Investimi në BE ofroi shumë përparësi, duke përfshirë qasjen në një treg të madh të konsumit, universitete të klasit të parë dhe talente me cilësi të lartë,” tha Facebook.