• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Irani dhe Venezuela do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi 20-vjeçare

19/10/2021
in Botë
0
Irani dhe Venezuela do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi 20-vjeçare

Irani do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi 20-vjeçare me Venezuelën kur Presidenti Nicolas Maduro të vizitojë Teheranin “në muajt e ardhshëm”.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij venezuelian Felix Plasencia në Teheran të hënën, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian njoftoi lajmin dhe shtoi se një komision i përbashkët i bashkëpunimit ekonomik, do të formohet në kryeqytetin e Iranit para fundit të vitit.

“E gjithë kjo konfirmon se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në rritje,” tha Amirabdollahian, duke shtuar se disa nga marrëveshjet e bëra më parë për bashkëpunim në një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë energjinë, aktualisht janë duke u zbatuar.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ministri i jashtëm iranian shprehu mbështetje të plotë për popullin e Venezuelës dhe Presidentin Nicholas Maduro, tha se politikat amerikane ndaj Venezuelës janë “jokonstruktive”.

“Në bashkëpunimin dypalësh, ne tani jemi në një rrugë ku mallrat iraniane janë të arritshme në disa qytete të Venezuelës,” tha Amirabdollahian.

Ministri i Jashtëm venezuelian u takua gjithashtu me Presidentin Ebrahim Raisi, i cili tha se Irani dëshiron të zgjerojë lidhjet e tij me vendet e Amerikës Latine. “Në këtë administratë, ne jemi të vendosur të lëmë mënjanë problemet e krijuara nga armiqtë dhe të vazhdojmë rrugën e përparimit të vendit,” tha Presidenti Raisi.

Plasencia gjithashtu thuhet se iu referua dy vendeve si miq që janë bashkuar kundër “atyre që duan të dëmtojnë pavarësinë tonë”. Ai shtoi se hartimi i një plani afatgjatë bashkëpunimi midis Teheranit dhe Karakasit do të ndihmonte në mbrojtjen e multilateralizmit dhe luftimin e ndërhyrjes amerikane.

Lajmet për marrëveshjen 20-vjeçare vijnë ndërsa Irani dhe Kina arritën një marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçare në fillim të këtij viti, me Iranin gjithashtu duke parë një marrëveshje afatgjatë me Rusinë.

Muajin e kaluar, oferta shumëvjeçare e Iranit për t’u bërë një anëtar i plotë i Organizatës së Bashkëpunimit Shanghai u miratua, duke sjellë shpresë në Teheran se mundësi të reja, në kundërshtim me sanksionet amerikane, tani do të jenë të mundshme.

Tags: iranimarreveshja 20 vjecarevenezuela
Previous Post

Një dhuratë për Papën, Kryeministri francez i dhuron bluzën e Mesit

Next Post

“10 mijë të punësuar”/ Facebook zbulon investimin gjigand në Bashkimin Europian

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
“10 mijë të punësuar”/ Facebook zbulon investimin gjigand në Bashkimin Europian

“10 mijë të punësuar”/ Facebook zbulon investimin gjigand në Bashkimin Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.