Apple mbajti eventin e saj më 19 tetor. Një seri produktesh u prezantuan, ku ndër më të rëndësishmet laptopët MacBook Pro dhe Pro MAX më të avancuarit ndonjëherë. Këto laptopë ishin të kompletuar me më shumë porta për paisjet e jashtme, më shumë fuqi kompjuterike dhe gjithashtu një rezolucion më të lartë ekrani, grafika të shkëlqyera.
Por, një nga produktet e prezantuara së fundi ka kaluar pa u vënë re dhe historia që ai ka nga mbrapa mund t’ju bëjë për të qeshur.
Nëse do të na thonit javën e kaluar se Apple po planifikonte të lëshonte një leckë pastrimi prej 19 dollarësh, ne do të kishim supozuar se ishte një shaka ose parodi, siç janë shishja e ujit Apple dhe çorapet Apple. Por jo, kjo është e vërtetë – dhe interneti është duke gjetur të gjitha anët komike në këtë produkt.
“Lecka e pastrimit” Apple është bërë nga “material i butë, jo gërryes” i aftë të pastrojë “çdo ekran të Apple, përfshirë xhamin cilësor të laptopëve të rinj Macbook”. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, ai gjithashtu përmban një logo të Apple. Me 19 dollarë, pothuajse do të shpresonit që pëlhura të ishte në formën e vetë logos.
Në fakt, po ta shikosh këtë produkt në Amazon dhe platforma të tjera si Ebay ajo nuk kushton më shumë se 1 dollarë./bm/