Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku në prani të Ambasadorit të BE, Luigi Soreca është shprehur në Këshillin Kombëtar të Integrimit, se Shqipëria ka shumë probleme që janë krijuar nga qeveria. Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë pse Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave: demokracia, mirëqenia ekonomike, të drejtat e njeriut janë në përkeqësim.
“Ne nuk mund të sajojmë një luftë apo armiqësi të paqena me faktorë të jashtëm ndërkohë që në 8 vite kemi lëvizur pak ose aspak në fushat kryesore”, u shpreh Tabaku, duke kundërshtuar tezën e Ramës që fajeson BE-në për mos hapjen e negociatave.
Nënkryetarja e PD-së vuri në dukje mungesën e vullnetit dhe të përgatitjes së qeverisë për negociatat me BE, duke nisur që nga fakti se në programin e qeverisë nuk ka asnjë fjali për integrimin Europian të Shqipërisë.