Një platformë nafte në Gjirin Arabik po restaurohet per tu kthyer në një ‘park eskstrem’
Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) po transformon një platformë nafte në një atraksion turistik .
I përshkruar si “destinacioni i parë turistik në botë i frymëzuar nga platformat e naftës në det të hapur”, ‘The Rig’ është njëpërpjekjeve e Arabisë Saudite për t’u kthyer në një nga pikat më të turistike të vendit.
Projekti është pjesë e një plani afatgjatë i cili përfshin përfaqësimin e turizmit në mënyrë që Arabia Saudite ta zhvendosë ekonominë e saj larg naftës edhe në zona të tjera..
Mediat raportojnë se parku do të ketë tre hotele, 11 restorante dhe do të ketë një mori atraksionesh të tilla si ‘gokart’ dhe hedhje me parashutë, të ndërtuara në një numër platformash të lidhura në Gjirin Arabik.
Ende nuk është shpallur një datë zyrtare e çeljes e projektit turistik ‘The Rig’.