Gratë e ditëve të sotme po lindin më pak fëmijë se çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore. Shifrat e vitit të kaluar tregojnë se mesatarisht, raporti i lindjeve është 1.58 fëmijë.
Ky është niveli më i ulët i lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1938 dhe nën normën 1.73 fëmijë nga viti 1941, kur miliona burra ishin larg duke luftuar.
Shifra më e lartë e regjistruar është 2.93 fëmijë, e vendosur në vitin 1964. Ekspertët thonë se presionet e të pasurit të një karriere, Covid-i, por edhe frika mbi ndryshimin e klimës, kanë bërë që shumë nëna ta lënë për më vonë ardhjen e një fëmije në jetë ose edhe vendosin të mos kenë fare fëmijë.
Normat e lindjeve kanë rënë për të pestin vit radhazi. Viti 2020 u mbyll me 613,936 lindje të regjistruara në Angli dhe Uells – 15.9 për qind më pak se në vitin 2012 dhe shifra më e ulët që nga viti 2002. Mosha mesatare e nënave që lindin është e njëjtë me vitin 2019 – 30.7 vjeç.
Shtetet e tjera evropiane kanë pothuaj të njëjtat tendenca. Hannah Mcconnell, nga Zyra për Statistikat Kombëtare, tha për “The Sun”: “Ne jemi larguar nga nënat “stay-at-home”, (që qëndrojnë në shtëpi) dhe jemi në një normalitet të ri ku të dy prindërit janë shpesh në punë. “Përveç kësaj, mosha e vonë e sjelljes në jetë të fëmijës së parë do të thotë që disa gra kanë më pak fëmijë se në të shkuarën.”