TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar disa grafikë që sipas tij pasqyrojnë raportin e World Justice Poject, Bankës Botërore si dhe BERZH-it sa i përket ryshfetit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Këto të fundit i ka shpërndarë të bashkangjitura me një editorial që kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në “Politico.eu”
Albania ranking according to the World Justice Project as well as WB and EBRD:
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 25, 2021
🔴Rule of Law: Between Kazakhstan and Afghanistan
🔴Corruption Index: Between Egypt and Zambia
🔴Level of Bribery: Between Zambia and Morocco
Determination is needed to confront corrupt WB autocrats. https://t.co/pyNv4NQDxf pic.twitter.com/Ji80ploN77
“Renditja e Shqipërisë sipas Projektit të Drejtësisë Botërore si dhe BB dhe BERZH: Sundimi Ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit; Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë; Niveli i Ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut Përcaktimi është i nevojshëm për t’u përballur me autokratët e korruptuar të BB,”- shkruan Basha.
Ndërkohë që në shkrimin e tij, Rama shprehte ambicien dhe suksesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke kërkuar më shumë investime në rajon në rast se nuk ka mundësi për integrim.