Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. I mituri ishte shtruar në spitalin e Sarandës rreth 8 ditë më parë, pas infektimit me koronavirus.
Për shkak të gjendjes së rënduar ai u transportua me helikopter drejt Tiranës e më pas drejt Turqisë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës.