Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në emisionin “Real Story” për situatën në të cilën gjendet spitalet COVID në Shqipëri.
Basha thotë se nga takimet që ka pasur me mjekë dhe ekspertë shëndetësore ka mësuar se në spitalet tona një mjek apo një infermier i duhet të ketë në menaxhim 10 pacientë.
Nga ana tjetër kryedemokrati ka treguar se realiteti në botë apo në vendet e rajonit është krejt i ndryshëm.
Basha: Nuk hidhen kot njerëzit nga dritarja. Kur je në kujdes intensiv je në një stres fizik. Protokollet e trajtimit në botë kanë nga 3-7 mjekë dhe infermierë për çdo shtrat dhe në rajon jo më pak se dy. Ndërsa këtu është një mjek për 10 shtretër. 24 orë në ditë, gjashtë muaj me radhë. Ky është anti-menaxhimi që ka vetëm një përgjegjës.