Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 9 vjet burgim Violeta Donajn, 38-vjeçaren që vrau në vitin 2018 bashkëshortin, Kujtim Donaj. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “tregu i Milotit”. Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij duke qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas ndalimit, policia ka marrë në pyetje 35 vjeçaren, e cila ka rrëfyer se kohët e fundit kishte pasur debate të vazhdueshme me bashkëshortin. Ajo është shprehur se bashkëshorti e tradhtonte dhe kohët e fundit kishte nisur dhe të shpenzonte para. Para hetuesve, 35 vjecarja ka shtuar gjithashtu se keqtrajtohej nga bashkëshorti, sepse i kërkonte llogari për paratë, pasi sipas saj, viktima luante rregullisht edhe bixhoz.