Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë.
I ftuar në “Open”, kryeministri u pyet edhe për ardhjen e vaksinës kundër koronavirusit në vendin tonë.
Rama: Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë.
Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë.
-A ka një parashikim kur mund të vijë vaksina në Shqipëri?
Rama: Këtë nuk mund ta them. Po përpiqemi që ajo të jetë e disponuese për periudhën mars-prill-maj. Ekzaktësisht nuk mund ta them.