Fansat e serialit “Squid Game” po i drejtohen një parku në Korenë e Jugut për të parë kukullën e serialit në përmasa reale. Kukulla e quajtur Younghee, mbërriti në Parkun Olimpik të Seulit në fillim të kësaj jave për të festuar suksesin e shfaqjes.
E veshur me portokalli dhe të verdhë, zëri i saj i frikshëm dhe fëminor komandon lojën e parë vdekjeprurëse të dramës së mbijetesës, “Drita e kuqe, drita jeshile”. Fansave tani u jepet shansi të luajnë versionin e tyre të raundit të parë, sigurisht pa pjesën e rrezikshme.
Vizitorët në park të martën luajtën me muzikë, lojën tradicionale koreane. Ideja është e thjeshtë, qëndroni pa lëvizur kur sytë e kukullës janë mbi ju dhe arrini në vijën e finishit në kohë. Nga të vegjlit tek të rriturit e deri tek qentë, disa vizitorë të parkut u panë të veshur me tuta jeshile me numrin ‘456’, ngjashëm me veshjen e personazhit kryesor të shfaqjes, Gi-Hun.
Qindra mijëra njerëz në mbarë botën pritet të imitojnë lojën me kostumet e tyre të Halloween më 31 tetor. “Squid Game” është parë nga 142 milionë familje që nga debutimi i tij më 17 shtator, duke ndihmuar Netflix të shtojë 4.38 milionë abonentë të rinj. Kukulla do të ekspozohet në park deri më 21 nëntor.