Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik lajmin se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Me anë të një njoftimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Berisha shkruan se Gjykatësi në Gjykatën Korreksionale të Parisit ka njoftuar zyrën e avokatit të rij, Jean Yves Le Borgne për t’i bërë të ditur se është pranuar shqyrtimi i padisë. Berisha thotë se padia është ngritur pas vendimit për shpalljen e tij dhe familjes së tij non grata në SHBA.
Sipas, ish-kryeministrit vendimi është marrë pa asnjë provë, fakt apo dokument që mund të tregojë se ai ka pasur gisht në korrupsion. Berisha fton Blinken që të paraqesë në gjykatë çdo provë, që mund të provojë akuzat për të cilat e ka shpallur ‘non grata’.
POSTIMI BERISHËS:
Gjykata e Parisit pranoi padine time ndaj Sekrtarit te Shtetit Blinken per shpifje! Zyra e avoktatit tim, Jean Yves Le Borgne eshte njoftuar se gjykatesi i gjykates korreksionale te Parisit ka pranuar shqyrtimin padise time ndaj sekretarit te shtetit Antony Blinken per shpifje. Une ngrita kete padi pasi Sekretari i Shtetit me daten 19 Maj 2021 njoftoi vendimin e tij per shpalljen time dhe familjareve te mi nongrata per “korrupsion sinjifikativ”. Ky vendim eshte i bazuar ne keqinformimin nga lobimi korruptiv i kryeministrit Edi Rama dhe protektor i tij George Soros me te cilin une kam patur kundershti te medha.
Ky vendim pa asnje prove fakt apo dokument, i papritur, puro politik dhe unik ne llojin e tij erdhi 8 vite pasi une kam dhene doreheqje nga çdo pozicion udheheqje, dhe cdo funksion ekzekutiv publik dhe tre jave pasi kandidati qe une mbeshteta humbi zgjedhjet.
Perveç kesaj, ne 30 vite te karrieres time kurre ndonje here nuk jam akuzuar ose ndjekur per ndonje forme korrupsioni dhe asnjeri nuk ka ngritur padi apo provuar ndonje pretendim per korrupsion ne gjykate ndaj familjareve te mi.
Duke shprehur besimin tim tek gjykata dhe pritur diten e gjyqit, une ftoj sekretarin e shtetit te paraqese ne gjykate çdo prove, fakt apo dokument per te provuar akuzat mbi te cilat ai ka bazur vendimin e tij sine materia per shpalljen time nongrata. sb