Dy ditë më parë në Belgjikë u godit një bandë e fuqishme duke çuar në arrestime të shumta dhe sekuestrime armësh dhe kokaine. Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.
Në total numri i të arrestuarve sipas mediave belge ka shkuar 64. Ndërkohë që një pjesë e anëtarëve të organizatës kriminale vijojnë që të jenë në kërkim nga drejtësia belge për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje. Po sipas mediave belge. Organizata kriminale akuzohet edhe për vrasjen e Arjan Spahiut në nëntor të vitit të kaluar.
“Organizata kriminale e shënjestruar nga operacioni i gjerë policor i kryer nën drejtimin e prokurorisë federale është përgjegjëse për atentatin ndaj një shqiptari të kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek” që bëhet fjalë për Arjan Spahiun nga Elbasani.
Organizata kriminale, që në përbërje kishte edhe shqiptarë akuzohet për trafikun e tonelatave drogë nga Amerika Latine dhe shpërndarjen në Europë dhe jo vetëm.