Gjirokastër- Ditën e sotme në maternitetin e Gjirokastrës ka ndërruar jetë një 20-vjeçare, pasi ka shfaqur komplikacione gjatë lindjes. Foshnja jeton dhe gëzon shëndet të plotë.
Viktima është identifikuar si Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, por e martuar në Zhulat të Gjirokastrës. Sipas mjekëve të maternitetit, foshnja ka qenë në një pozicion kryq në barkun e nënës gjë që i ka shkaktuar asaj probleme dhe dhimbje, mirëpo ende nuk ka një shkak për humbjen e jetës së saj.