• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Meta dekoron këngëtaren Eranda Libohova: Mjeshtre e madhe

30/10/2021
in Politikë
0
Meta dekoron këngëtaren Eranda Libohova: Mjeshtre e madhe

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme këngëtaren Eranda Libohova me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

“Jam i lumtur, që ndodhemi së bashku, për të vlerësuar një personalitet shumë të dashur të publikut tonë dhe një artiste të shquar, këngëtaren Eranda Libohova. Për kontributin e saj të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, si dhe për talentin e rrallë dhe interpretimin e veçantë të thuajse të gjitha zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të qindra këngëve popullore dhe tradicionale shqiptare nga veriu e deri në jug. Për kontributin e veçantë në përçimin e vlerave më të mira kombëtare, artistike e njerëzore, si një artiste me profil të konsoliduar dhe një nga zërat më të çmuar të muzikës sonë bashkëkohore”,shkruan Meta.

Fjala e Presidentit Ilir Meta:

“Jam i lumtur, që ndodhemi së bashku, për të vlerësuar një personalitet shumë të dashur të publikut tonë dhe një artiste të shquar, këngëtaren Eranda Libohova. Muzika na rrethon në çdo moment të jetës dhe na prek emocionalisht shpesh më shumë edhe sesa vetë fjalët. Të gjithë kemi këngë, që na kanë shoqëruar në momente të caktuara të jetës dhe që kur i dëgjojmë, edhe pas shumë vitesh dhe dekadash, na sjellim menjëherë ndërmend kujtime. Të tilla janë dhe këngët e Erandës, që kanë qenë një lajtmotiv në momente të caktuara të jetës sonë. Eranda Libohova u rrit në një familje, ku të gjithë pjesëtarët e saj, kishin një tërheqje ndaj artit dhe muzikës. Me pasionin për këngën dhe me një talent të veçantë artistik, ende adoleshente, ngjiti për herë të parë shkallët e skenës së artit profesionist, duke interpretuar në Festivalet e Këngës. Dueti i jashtëzakonshëm i motrave Libohova, u kthye në një simbol të muzikës argëtuese, me këngë – hite dhe bashkëpunime shumë të suksesshme, kryesisht por jo vetëm me autorin e mirënjohur Agim Krajka. Çmimet e njëpasnjëshme, në projekte të ndryshme muzikore, janë shoqëruar me duartrokitjet e pambarim të publikut artdashës, që i ka mbështetur me shumë dashuri. Këto suksese i dhanë Erandës garancinë dhe sigurinë për të performuar më pas e vetme, duke krijuar një karakter krejt unik, në panoramën e këngës shqiptare, dhe duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj. Ajo u shndërrua në një artiste me profil të konsoliduar dhe e përzgjedhur nga mjaft artistë të njohur të muzikës dhe poezisë shqipe, si Balliçi, Mullahi, Jorganxhi, Ishmaku etj. Në repertorin e saj, renditen dhjetëra hite, nga krijimtaria më e mirë muzikore e kompozitorëve tanë shquar. Por Eranda, me zërin e saj të bukur, ka interpretuar edhe qindra këngë popullore e tradicionale, që përfshijnë të gjitha zhanret dhe trevat muzikore, nga veriu në jug. Mjeshtëria vokale, aftësia për t’iu përshtatur ngjyrave e karakteristikave specifike të rrymave muzikore, fuqia interpretuese, vokali i ngrohtë, janë vetëm disa nga tiparet e Erandës si artiste. Plot 35 vjet karrierë e shkëlqyer muzikore, dëshmojnë për një artiste të formuar, ku spikat talenti i lindur dhe profesionistja e vërtetë, si një nga zërat më të çmuar të muzikës tonë. Për të gjithë kontributin e saj në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, kam privilegjin të vlerësoj, në praninë tuaj këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”.

Tags: albanewseranda libohovailir metamjeshtre e madhe
Previous Post

Fondet e pensioneve private, rriten kthimet edhe në tremujorin e fundit

Next Post

Pas 5 vitesh Adele do të rikthehet në skenë, publikon datat e turit

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Pas 5 vitesh Adele do të rikthehet në skenë, publikon datat e turit

Pas 5 vitesh Adele do të rikthehet në skenë, publikon datat e turit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Policia

    Trafik droge dhe dhunë ndaj bashkëshortes, në pranga dy persona në Vlorë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “House Of Gucci”, pse Patrizia Reggiani urdhëroi vrasjen e ish-bashkëshortit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.