DURRËS- Ditën e sotme janë arrestuar 3 të rinjtë nga qyteti i Durrësit të cilët kryenin shitblerje kokaine dhe mbanin me vete armë dhe plumba. Në kuadër të operacionit të koduar “Pure drugs” u arrestuan shtetasit Aleksandër Gumeni, Frenkli Domi dhe Antonjo Ndoja.
Të rinjtë me inicialet A.G, A.N dhe F.D u janë vendosur prangat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
“Gjatë operacionit, në bazë të informacioneve të siguruara se këta shtetas po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, këta tre shtetas duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve A. G., A. N., F. D. dhe sekuestrimi i lëndës narkotike dhe fishekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” kryer në bashkëpunim.