Ambasada Amerikane në Tiranë këtë të hënë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, në kohën që kanë ngelur vetëm 9 ditë nga afati i aplikimin për lotarinë amerikane. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada sqaron se kush aplikon dy herë do të skualifikohet menjëherë.
“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, shkruan ambasada.