Kristen Stewart portretizon princeshën e ndjerë Diana në filmin “Spencer” dhe në disa foto të publikuara shihet e veshur edhe nuse me një kopje pothuajse identike të fustanit ikonik të nusërisë së Princeshës Diana. Mirëpo, ndryshe nga ç’mund ta mendonit, për aktoren kjo gjë nuk ishte edhe aq emocionuese. Ajo ka quajtur eksperiencën “drithëruese”.
“Veshja e atij fustani ishte një ditë drithëruese”, tha aktorja për “Entertainment Tonight” në tapetin e kuq në premierën e “Spencer” këtë javë.
Stewart shtoi se skena me fustanin e nusërisë është e ngulitur në një “montazh” të disa momenteve që i shfaqen para syve të saj – duke përfshirë martesën e saj me Princin Charles në 1981. “Spencer” bazohet në ngjarje të vërteta, duke përfshirë një fundjavë pushimi në dhjetor të vitit 1991, kur Lady Di vendosi se ishte koha për t’i dhënë fund martesës së saj me Princin Charles.
Stewart ka bërë shumë bujë me performancën e saj në film dhe pritshmëritë janë të larta.