Gjirokastër- Pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku 20- vjeçarja, Klea Muxhaj vdiq në sallën e operacionit pasi shfaqi komplikacione gjatë lindjes.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 dhe shkak mësohet se janë bërë komplikacionet e rënda. Prindërit e saj, kanë hedhur duke thënë se vajzën e tyre e kanë marrë në qafë mjekët, pasi ajo nuk kishte probleme shëndetësore.
Ata kanë thënë se 20 vjeçarja është futur dy herë në sallën e operimit.
“Na e morën vajzën me qafë mjekët. Ajo nuk kishte probleme. E futën dy herë në sallën e operimit”, thanë prindërit.
Aktualisht po presim një prononcim nga ana e bluzave të bardha për të zbardhur të vërtetën sipas tyre dhe në çfarë rrethanash ajo ka ndërruar jetë.
Shqiptarja.com