Presidenti i SHBA Joe Biden në fjalën e tij nga samiti për klimën i COP26 ka kritikuar liderët e Kinës dhe Rusisë për mospjesëmarrjen. Mediat e huaja raportojnë se Biden deklaroi se klima ishte një çështje gjigande dhe se Kina u largua duke shtuar se ishte e njëjta gjë edhe me Rusinë.
Të dy vendet megjithatë kanë dërguar delegacione në bisedimet, të cilat do të zgjasin për dy javë deri më 14 nëntor, asnjë nga liderët nuk ishin pjesë e samitit.
Kina është emituesi më i madh në botë i dioksidit të karbonit, i ndjekur nga SHBA. Rusia është e pesta më e madhe pas BE-së dhe Indisë.
Më shumë se 120 liderë morën pjesë në konferencën në qytetin më të madh të Skocisë. Në këtë samit vendet pjesëmarrëse kanë njoftuar tashmë marrëveshje të mëdha, duke përfshirë një zotim global për të ulur nivelet e metanit deri në vitin 2030, si dhe për t’i dhënë fund dhe anuluar shpyllëzimin deri në të njëjtin vit.
Ndërkohë Kina dhe Rusia janë janë nënshkruese të premtimit për të anuluar shpyllëzimin. Përpara fjalimit të Bidenit, Putin praktikisht iu drejtua një takimi mbi menaxhimin e pyjeve në samitin COP26 të martën, duke thënë se Rusia merr “masat më të forta dhe më të fuqishme për të ruajtur” pyjet.