Edi Rama reagon pas videos që postoi Lulzim Basha pak minuta më parë për kryeministrin dhe situatën me Covid-19.
Rama e cilëson të neveritshme videon e publikuar nga Basha, ndërsa thekson se opozita ëndërron katastrofën dhe vdekjen e sa më shumë shqiptarëve.
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”, shkruan Rama.
Kjo është video që postoi Lulzim Basha.