Britney Spears akuzoi nënën e saj, duke thënë se ishte ajo që i dha idenë e kujdestarisë babait, Jamie Spears. Britney e zbuloi këtë përmes një postimi në Instagram, të cilin e fshiu mbrëmjen e djeshme.
Në mbishkrimin e një fotoje që lexon, “Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur dhe e qeshur”, Spears shënjestroi prindërit e saj me disa fjali, duke shkruar:
“Babai im mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë … por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë.”
“Nuk do t’i kthej kurrë ato vite”, vazhdoi këngëtarja. “Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën … dhe po, unë do ta thërras Lou Taylor … kështu që merrni të gjithë qëndrimin “nuk e kam idenë se çfarë po ndodh”!!!!”
Duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears, ylli i popit përfundoi: “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë … babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendonte vetë për një konservatorizëm.”
Spears e kishte paraprirë këtë akizë befasuese duke shkruar: “Në momentin që unë buzëqesh 🙂 dhe e kuptoj që nuk e kam bërë prej shumë kohësh !!!! Mamaja ime shqetësohet shumë dhe thotë: “Ti po sillesh çuditshëm … çfarë nuk shkon me ty?”
Më 29 shtator, Jamie, u pezullua zyrtarisht nga kujdestaria e Britney-t pasi gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Brenda Penny, vendosi që marrëveshja e tyre ishte bërë një “mjedis toksik”.