SPAK mbyll hetimin dhe çon në gjyq 7 të pandehur në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Bëhet fjalë për shtetasit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta dhe Korado Keshteja, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit”.
Po ashtu dërgimi para gjyqit është kërkuar edhe për shtetasit; Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të akuzuar edhe këta për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit”.
Ndërkohë, SPAK ka pushuar akuzat për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Aleks Doçajn dhe Ardian Doçaj, pasi nuk provohet që personat nën hetim të kenë kryer veprat penale përkatëse.