Autori i plagosjes së një dite më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Policia e Tiranës njofton se është shpallur në kërkim autori, 45-vjeçari Ylli Gosturani.
45 vjeçari, i cili lëvizte me një makinë tip “Range Rover”, u konfliktua me dy shoferë të një autobusi të shkollës me pretekstin se makina e tyre u kishte zënë rrugën. Ai është zënë me shoferin dhe ndihmësin e tij dhe i ka plagosur me thikë. Shoferët: Altin Vani 37-vjeç dhe Veli Xhani 42-vjeç po marrin trajtim mjekësor tek Spitali i Traumës.