Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit Rama, i cili u shpreh pak më parë se opozita ëndërron katastofën dhe vdekjen e shqiptarëve. Bashak shkruan se do të mposhtë qeverinë duke ndihmuar ekonominë si dhe duke sjellë shpresë në vend.
“Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”, shkruan Basha në Twitter.