Byzylykët prej diamanti që i përkisnin mbretëreshës së fundit të Francës, Marie Antoinette do të dalin në ankandin Christie në Gjenevë javën e ardhshme.
Një kuti blu prej kadifeje ku shkruhet “byzylykët e Mbretëreshës Marie Antoinette” mban byzylykët e dyfishtë, secili i përbërë nga tre vargje diamanti dhe një kapëse e madhe kadifeje, me 112 diamante. Byzylykët, tanimë pronë e një familjeje mbretërore evropiane, vlerësohet se do të kushtojnë 2-4 milionë dollarë.about:blank
Kreu i departamentit të stolive të Christie në Gjenevë Max Fawcett, shpjegoi të veçantat e bizhuterive dhe tha se ai pret rekorde me çmimin që priten të marrin bizhuteritë e çmuara mbretërore.
“Diamantët rozë janë jashtëzakonisht të rrallë. Një në një milion janë rastet për të gjetur 1 karat diamond rozë. Pra është thuajse e pamundur të zbulosh një gur kaq të madh rozë gati 7 karatë me këtë ngjyrë, një e rozë e thellë. Diamantet me ngjyra janë ende një nga gjërat më të kërkuara në botën e bizhuterive sot.” – u shpreh ai.
Së bashku me byzylykun mbretëror, Christie do të ofrojë edhe një unazë 6.75 karatësh, e cila mund të arrijë 10 milionë franga zvicerane. Marie Antoinette, mbretëresha e famshme franceze e njohur për historitë e saj të dashurisë dhe për karakterin ekstravagant u ekzekutua në gijotinë në vitin 1793 gjatë revolucionit francez.