Tre persona janë paraqitur në spitalin e Korçës me djegie trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se afër mesditës shtetasi F. L., shtetasi K. B dhe shtetasja A. N. ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se të tre shtetasit kanë qënë në banesën e shtetases A. N. kur ka shpërthyer bombola e gazit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.