Lulzim Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar! Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara. Dhe përdorimi i forumeve të përtisë për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD në një bunker për interesa personale të Sali Berishës. PD ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci. Është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e shumta. Halli më i madh është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh me zdërhalljet e tij, Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur ta këpus edhe këtë tub oksigjeni.