Pas kualifikimit të 55 kandidatëve të BKH-së në testin e esesë, ditën e sotme ka nisur intervistimi me gojë e një pjese të kandidatëve.
Gara parashikon fazat e ardhshme edhe testin e poligrafit dhe vetingun e kandidatëve.
Në kushtet kur BKH kërkon 60 hetues dhe në fazat e tjera mund të ketë sërish të skualifikuar, në përfundim të këtyre proçedurave gara pritet të ripahet sërish për të plotësuar organikën.
Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së është një proçes sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në proçesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, objekt i Ligjit nr 95/2016.