Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Në fillim të seancës, nga avokati mbrojtës u kërkua përjashtimi i trupit gjykues monokratik. Gjykata, pasi dëgjoi shkaqet e ankimit, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 10 nëntor, ora 10:00, për arsye se paraprakisht nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit që do të caktohet me short, do të shqyrtohet kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues.
Më 22 shtator, Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimin me 2 vite burg për të, për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë” dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.