SHBA – Pasi kaluan fundjavën së bashku në Los Anxhelos, Kaliforni, Ben Affleck dhe Jneiffer Lopez janë parë sërish së bashku në aeroport teksa do të niseshin për një fluturim për në Vankuver të dielën.
49 vjeç, solli Lopez, 52 vjeç, në aeroport për një fluturim për në Vankuver të dielën. Ndërsa ishin në asfalt, dyshja ndanë një puthje pasionante para se të ndaheshin. Një burim thotë për PEOPLE se është e vështirë që çifti të ndahet nga njëri-tjetri.
“Jennifer dhe Ben kaluan fundjavën së bashku në LA. Ata kanë ende orare intensive pune, por po gjejnë kohë për njëri-tjetrin sa herë që munden. Disa herë, Jennifer fluturoi në Austin vetëm për disa orë para se t’i kthehej xhirimeve në Vankuver. Është e vështirë për ta të jenë të ndarë. Megjithatë ata po e bëjnë të funksionojë. Janë tepër të lumtur kur janë bashkë. Është sikur distanca i ka bërë që ta vlerësojnë edhe më shumë lidhjen e tyre. Jennifer vazhdon të tregojë se sa i mrekullueshëm është Beni. Ai e bën atë shumë të lumtur”, thotë burimi.
Affleck dhe Lopez u fejuan për herë të parë në vitin 2002 por dyshja më pas u nda zyrtarisht në janar 2004. Ata u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit për të ripërjetuar dashurinë e tyre në fillim të këtij viti dhe kanë qenë të pandarë që nga kthimi i tyre zyrtar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia në shtator.