SHBA-Këngëtarja Adele ka shpërthyer në lot gjatë xhirimeve të “An Audience with Adele” të ITV-së, gjatë së cilës ajo i tha turmës: “Jam shumë nervoze”.
I dashuri i saj, Rich Paul, iu bashkua superyllit për vizitën e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke i qëndruar pranë në këto momente.
Këngëtarja këndoi katër këngë, të padëgjuara nga albumi i saj i ardhshëm. Superylli, e cila ka qenë e hapur për frikën ndaj skenës në të kaluarën, pranoi se ishte në ankth për t’u rikthyer në skenë duke i thënë audiencës: “Jam shumë nervoze!”
Dua Lipa, Idris Elba dhe Michael McIntyre ishin mes të famshmëve në turmë, si dhe shoku i saj Alan Carr që iu bashkua asaj në skenë.
Pasi shpërtheu në lot, ajo nisi të këndonte këngën e saj Make You Feel My Love, duke shkaktuar të qeshura te publiku.
Burimi: The Sun