TIRANË- Kështu u shfaq presidenti Meta para gazetarëve sot, i pajisur me maskë anti- COVID.
E çuditshme!
A të ketë përçarje brenda familjes Meta- Kryemadhi? Pasi Kryemadhi është ndër të paktat figura politike që ka marrë gjobë dy herë nga policia për mos mbajtje të maskës dhe vazhdon t’i qëndrojë mendimit se maska nuk vlen.
Edhe pse Kryemadhi duket e vendosur, Meta nuk e ka përkrahur këtë herë dhe e paska marrë një masë.
Duhet theksuar gjithashtu se sot presidenti Meta ka takuar Drejtorin e OBSH-së, Hans Kluge, ku diskutuan për situatën e krijuar aktualisht në vend me COVID-19. Ndoshta ka dashur të bëj figurë të mirë.